4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Mbërrijnë në Libi ushtarët e parë turq

Rekomandime

Komandanti i Forcave Mbrojtëse të Ushtrisë së Tripolit, Nasir Ammar, i tha “Al Jazeera” se një grup elitar i ushtarëve turq të specializuar në bllokimin e radarëve dhe mbrojtjen ajrore kanë mbërritur në Tripoli.

- Advertisement -

Të dielën në mbrëmje, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se ka nisur dërgimi “progresiv” i ushtarëve turq në Libi.

Në Libi “qëllimi ynë është të garantojmë mbijetesën e qeverisë legjitime të Fayez al-Sarraj”.

“Ushtria turke është atje për të garantuar një armëpushim, jo për të luftuar”, dhe për të provuar “të shmangë tragjeditë humanitare,” tha Erdogan në një intervistë televizive.

- Advertisement -

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Libi “dënon me forcë përshkallëzimin ushtarak në Tripoli ditët e fundit, përfshirë sulmin në 4 janar nga forcat e lidhura me LNA kundër kolegjit ushtarak Hadaba i cili raportohet se vrau të paktën 30 studentë që ishin trajnuar për të qenë forcë profesionale e sigurisë për kryeqytetin libian.

“Ne dënojmë sulmet e ditëve të fundit kundër aeroportit Mitoli të Tripolit dhe bombardimet në të gjithë infrastrukturën civile të Tripolit dhe lagjeve të banuara, të cilat kanë vrarë dhe plagosur shumë civilë ”thuhej në deklaratën zyrtare

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit