Mbesa e Presidentit të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha ka ironizuar me kreun e Nismës Socialedemokrate, Fatmir Limajn, pas deklaratave të këtij të fundit për Hashim Thaçin.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi Dragusha ka thënë se Limaj duhet të konsumojë pak #hashimpower, sepse mezi arriti që të bëhej deputet.
“T’mos ia shohim per te madhe Fatmir Limajt qe po permend Hashim Thaçin. I duhet te konsumoje pak #hashimpower sepse menzi arriti te behet deputet”, ka shkruar mbesa e Thaçit.
Ndryshe,mbrëmë Limaj ka thënë se do të harrohet Hashim Thaçi me atë se çfarë ka ardhur, duke aluduar kështu për zgjedhjen e Albin Kurtit si Kryeministër i Kosovës.
“Unë e kam vetëm një frikë.
Ndoshta do ta harroni Hashimin çka ka ardhur sot dhe po e lë me kaq.
Unë jam shumë konstruktiv në temat e mia dhe nuk flas kot.
Nuk është e lehtë kjo çka ka ndodhur sot.
Është një eksperiment i madh”, ka deklaruar mbrëmë Limaj.