2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mbesa e Xhafer Deves ambasadorit gjerman: Ambasador Rohde, kërkoni falje ose përballemi në gjykatat gjermane

Rekomandime

Eleonora Deva, mbesa e Xhafer Deves, i shkruan Ambaasadorit Gjerman z.Rohde
Ambabasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Z. Jörn Rohde

Kërkesë: Ambasador Rohde, kërkoni falje ose përballemi në gjykatat gjermane
I nderuar Ambsador Rohde,

- Advertisement -

Familja Deva në Kosovë, Gjermani, Suedi dhe SHBA e kupton pozicionin e juaj delikat lidhur me fushatën që ka ndërmarrë Serbia në Kosovë rreth figurës së Xhafer Deves si dhe të disa pinjollëve të familjeve komuniste në Kosovë, por konsiderojmë se reagimi i juaj ka tejkaluar taktin e një diplomati duke u sherbyer me të pavërteta të vrazhdëta për Xhafer Devën.

Xhafer Deva nuk ka qenë nazist.

Në të kundërtën dëshmojeni anëtarësinë e tij në partinë naziste.

- Advertisement -

Xhafer Deva nuk ka bërë asnjë KRlM Iufte.

Në kohën kur ai ishte ministër i brendshëm i Shqipërisë ai jo vetëm që mbrojti hebrenjtë nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe u ofroi strehim hebrenjëve nga vendet fqinj që arrinin të iknin nga terrori nazist.

- Advertisement -

Në kohën kur ai drejtoi Ministrinë e brendshme të Shqipërisë, numri i hebrenjë nën administrimin e tij u rrit dhe për këtë janë shkruar shumë libra nga pjesëtarë të komunitetit hebre.

Pas Iuftës së dytë Botërore ai punoi në një universitet amerikan në SHBA me pronesi hebreje.

Ai po ashtu kurseu serbët dhe romët e Kosovës. Sikur Xhafer Deva të ishte nazist, sot në Kosovë nuk do të kisht serbë në Kosove sikur se nuk ka më hebrenjë në Selanik të Greqisë.

Prandaj e ftojmë shkëlqesinë tuaj të kërkoni falje publike për deklaratën tuaj, në të kundërtën detyrohemi që t’u bëjmë padi për shpifje pranë gjykatës përkatëse gjermane, ku ju do të detyroheni të dokumentoni pohimet tuaja.

Mbesim me shpresë që do të reagoni sa më parë.
Mitrovice 12.02.2022
Në emër të familjes Deva
Eleonora Deva (e mbesa)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit