1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mbetet në paraburgim i dyshuari për kërcënim të presidentit Hashim Thaçi

Rekomandime

Gjykata e Apelit e ka lënë në paraburgim Kujtim Pecin, i dyshuar për kansoje të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.Prokuroria pretendon se Peci, me 26 mars të këtij viti, e ka kanosur Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, në atë mënyrë që në rrjetin social “Facebook”, nga profili i personit Kujtim Boletini, ka shkruar mesazh kërcënues me këtë përmbajtje si vijon “Sod i zhdrypa pre tavani se ne kuvend po flitet për ndarjen e Kosoves nga Hashim Broja letë din Hashi Broja a kushdo qofte se ende jemi gjall pjesa veriut. Nuk e lejojm ndarjen o Hashim Broja Dije se xhumin xhum stala me ba”,Për këtë ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

- Advertisement -

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, me aktvendimin e datës 27 mars 2020, i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Kujtim Peci, në kohëzgjatje prej një muaji.Kundër këtij aktvendimi, në afatin ligjor, kishte ushtruar ankesë mbrojtësi i të dyshuarit, avokati Nexhat Shabani, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale 187 paragrafi 1 nën paragrafi.1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK) dhe dispozitën e nenit 185 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).“Me propozim që Gjykata e Apelit e Kosovës, ta aprovoj në tërësi si te bazuar ankesën e mbrojtjes, ta ndryshojë aktvendimin e ankimuar ashtu që të pandehurit të i lejohet mbrojta në liri ose qe ndaj te pandehur te caktohet ndonjë masë alternative si paraqitja në stacionin policore ose masën e arrestit shtëpiak. me prezencë së të pandehurit gjatë zbatimit të mëtejmë të procedurës penale”, thuhet në vendim të Apelit.

Prokuroria e Apelit e Kosovës në Prishtinë, ka propozuar që të refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit e të pandehurit, ndërsa aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.Gjykata e Apelit ka gjetur se ankesa e avokatit Shabani është e pabazuar.

“Në ankesë mbrojtësi i të pandehurit Kujtim Peci, avokat Nexhat Shabani, thekson se tani për tani në ketë fazë të procedurës për mbrojtjen është e vështirë që të paraqet ndonjë opinion të bazuar në prova nga shkaku se akoma nuk iu është dorëzuar asnjë prove. Konsideron se për veprën penale nuk janë plotësuar kushtet dhe se vepra penale nuk qëndron ndajë te pandehurit sepse duhet të ekzistoj një mori kushtet si intensiteti serioz, andaj i pandehuri nuk ka pas qëllim frikësimin e Presidentit.”, thuhet në aktvendim të Apelit.
Sipas vendimit të shkallës së dytë, mbrojtja ka cekur se në aktvendimin e ankimuar si bazë për caktimin e paraburgimit është marr rreziku për arratisje dhe përsëritjen e veprës penale dhe se gjykata e ka arsyetuar shumë shkurt pa ofruar faktet dhe rrethana që e argumentoj ketë dispozitë ligjorë. Po ashtu nuk ka kushte për ikje sepse është e ditur se në Kosovë, por edhe në botë është kufizuar liria e lëvizjes për shkak te pandemisë dhe qe kjo rrethane e pamundëson arratisje nga Kosovës.Ndërkaq, sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, pretendimet e mësipërme ankimore janë të pabazuara.“Në aktvendimin e ankimuar, gjyqtari i procedurë paraprake drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar se i pandehuri është involvuar në kryerjen e veprës penale për të cilën dyshohet si në propozim, kusht ky qenësorë për caktimin e paraburgimit, sepse nga shkresat e lëndës; kallëzimi penale; raporti fillestar i incidentit; vendimi për ndalimin e personit të arrestuar; raporti i shkurtër; raporti informues; raporti i konfirmimit te urdhrit verbal për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse; procesverbali i marrjes ne pyete te dyshuarit; procesverbali i kontrollimit të vendbanimeve, lokaleve dhe pronës si dhe shkresat e tjera te lëndës, dhe nga dyshimi i arsyeshëm rrjedhe se i pandehuri me datën 26.03.2020, që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës dhe me qëllim te pengimit në ushtrimin e detyrave te tij ka kanosur Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaqin, në atë mënyrë që në rrjetin social Facebook, nga profili i personit Kujtim Boletini, ka shkruar mesazh kërcënues me këtë përmbajtje si vijon “Sod i zhdrypa pre tavani se ne kuvend po flitet për ndarjen e Kosoves nga Hashim Broja letë din Hashi Broja a kushdo qofte se ende jemi gjall pjesa veriut. Nuk e lejojm ndarjen o Hashim Broja Dije se xhumin xhum stala me ba”, veprime e ndërmarra nga ana e të pandehurit tregojnë se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe se a do të argumentohen këto fakte apo edhe qëllimi i veprimeve inkriminuese është çështje që do të zbulohen, vlerësohen dhe vërtetohen gjatë fazave të mëtutjeshme procedurale”, thuhet ne aktvendim të Apelit.Ndërsa, gjykata e shkallës parë, sipas Apelit, ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit dhe se drejtë ka vepruar kur të njëjtit i ka caktuar këtë masë sipas dispozitës së nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.Gjykata e Apelit e Kosovës ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka gjetur se me qenë se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të lartcekur, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tij, ngase ekzistojnë rrethana të cilat me të drejtë justifikojnë frikën se me gjetjen e të pandehurit në liri, i njëjti do të mund të ikë apo të arratiset dhe me këtë do të i ik përgjegjësisë penale, gjithashtu i njëjti dyshohet për veprat penal te cila janë të natyrës së rëndë dhe për këtë mund të shqiptohet dënim mjaft i lartë, nëse i njëjti shpallet fajtor.Kjo gjykatë ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka gjetur se ekzistojnë edhe arsyet ligjore nga neni 187 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së, për caktimin e paraburgimit për të pandehurin.“Duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, duke pasur për bazë se vepra për te cilën po dyshohet i pandehur është e rëndë dhe njëkohësisht edhe pasojë më të cilën është shkaktuat nga veprimet te të cilat i kanë ndërmarr të pandehurit, dhe se i pandehur mundë te përsëris veprën penale për faktin nuk është hera e parë që bie ndeshe me ligjin dhe se polica e Kovës ne kallëzimin penale ka potencuar se i pandehuri është kryerës edhe për disa vepra penale të tjera respektivisht ne bazë te dhënave te policisë i njëjti dyshohet për 20 vepra penale, po ashtu i pandehur ka vuajtur edhe dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 7 muajve te cilën e ka pohuar edhe ne seancën dëgjimore, andaj caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm për rrjedhjen normale të procedurës penale”, thotë vendimi i Apelit.Për arsyet e lartcekura, kjo gjykatë ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejt kur të pandehurit, i ka caktuar masën e paraburgimit, ngase masat e tjera të parapara nga neni 173 i KPPRK-së, janë të pa mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, në rrjedhjen normale të procedurës penale dhe në parandalimin e kryerjes së veprës tjetër penale, andaj me qëllim të zbatimit me sukses të procedurës penale, caktimi i paraburgimit konsiderohet si i domosdoshëm, kurse ankesa e mbrojtësit e të pandehurit, u refuzuan si e pabazuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit