1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mbledhja me dyer të mbyllura në LDK pas heqjes së vijave të kuqe, a po afrohet bashkëpunimi me PDK-në

Rekomandime

Heqja e vijave të kuqe për PDK-në nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë që subjekti që udhëhiqet nga Isa Mustafa të mblidhet për disa orë në selinë e partisë në Prishtinë dje gjatë ditës.

Në ditët kur LDK-së i kanë dalë probleme me partnerët e koalicionit, e ka hapur dyert e bashkëpunimit me partinë e Kadri Veselit, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë, dje për disa orë janë mbledhur krerët e partisë me kryesinë.

- Advertisement -

Ani pse temë kyçe e këtyre ditëve është bashkëpunimi LDK-PDK, e në disa media është raportuar edhe marrëveshja e mundshme me ndarjen e posteve, sekretari i këtij subjekti, që doli para mediave pas takimit, mohoi të jetë folur për zgjerim të koalicionit në këtë mbledhje.

Arban Abrashi iu ka thënë gazetarëve se dje është biseduar për punën e Qeverisë dhe zhvillimet e fundit në vend.

Bashkëpunimin e mundshëm me PDK-në ai e ka klasifikuar në mesin e temave të nxehta, duke thënë se nuk është biseduar për këtë çështje.

- Advertisement -

“Ka pasë fjalë të mira për punën e Qeverisë. Është përshëndetur puna e kryeministrit Avdullah Hoti. Takimi ka qenë më shumë informativ dhe nuk kemi hyrë në tema të “nxehta”, jashtë punës së Qeverisë”, është shprehur Abrashi.

“Nuk kemi hyrë në këtë temë. Kemi folur për raportin me SHBA dhe përafrimin e këtyre raporteve. Është interes i LDK-së që kjo qeveri të zgjasë sa më shumë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Qeveria që është duke dështuar të kalojë ligje në mungesë të votave që i duhen në seancë, ka një kohë që po flitet për mundësinë e zgjerimit.

Deri më tani PDK-ja ka qenë kategorikisht kundër hyrjes në Qeveri, megjithatë, një qëndrim i tillë është lëkundur dhe shefi i grupit parlamentar të këtij subjekti, Bedri Hamza ka folur për një koalicion që do t’i kishte 80 vota në mënyrë që të çojë përpara çështjet e mëdha për vendin, sikur ajo e zgjedhjes së presidentit.

“Koalicioni i ardhshëm kur të bëhet duhet t’i ketë të paktën 80 vota, përndryshe çdo numër tjetër do ta dërgonte vendin në zgjedhje prapë për shkak të zgjedhjes së presidentit”, tha Hamza duke thënë se janë para dy zgjidhjeve, riformatizimi i Qeverisë ose të shkojë vendi në zgjedhje, duke mos përjashtuar hyrjen e PDK-së në Qeveri.

Hyrja e PDK-së në koalicion do të mund të vështirësonte raportet e LDK-së me AAK-në dhe Nismën. Deri më tani sidomos me partinë e Ramush Haradinajt, Mustafa ka pasur disa përplasje e mospajtime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit