1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mblidhet AAK-ja, diskutohen problemet aktuale dhe dyshimet për keqpërdorime nga Ministria e Shëndetësisë

Rekomandime

Grupi Parlamentar i AAK-së, sot ka mbajtur një mbledhje të rregullt konsultative, ku janë diskutuar çështje aktuale politike në të cilat po kalon vendi. Pas mbledhjes, para mediave për të raportuar kanë dalë tre deputetët e kësaj partie, Teuta Haxhiu, Arbër Tolaj, si dhe Albena Reshitaj.

Reshitaj, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njoftoi se komisioni sot ka dorëzuar kërkesë në Prokurorinë e Shtetit për hetimin e dyshimeve për keqpërdorime nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë menaxhimit të pandemisë.

- Advertisement -

E para që foli para mediave ishte Teuta Haxhiu e cila tha se në mbledhje u diskutua rreth situatës aktuale politike në vend. Ajo tha se po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe se këtë vendim AAK-ja do ta respektojë sido që të jetë.

Në këtë mbledhje diskutuam rreth situatës politike në vend.

Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Aleanca si gjithmonë ka tregu pjekuri politike, e në atë rend jemi edhe sot dhe gjithmonë do të jemi shembull i respektimit të Kushtetutës, të ligjeve në vend dhe gjithçka tjetër që i atribuohet ndërtimit të shtetit”, tha Haxhiu.

Ndërkaq, deputeti Tolaj foli për situatën në Shëndetësi dhe kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin dhe shkeljen e dyfishtë kushtetuese me masat e ndërmarra.

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka mbajtur takim të rregullt konsultativ, ku u diskutuan çështjet me rëndësi për vendin, si të tejkalohet kjo krizë, po ashtu edhe përmbajtja dhe vendimet e komisionit për Shëndetësi, si dhe shkeljet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi.

I diskutuam edhe rastet e qytetarëve që janë ndëshkuar padrejtësisht dhe për shkeljen e Kushtetutës dy herë radhazi nga kjo qeveri në ikje”, tha ai.

Deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj tha se ka njoftuar kolegët e saj deputetë për punët e kryera në komision.

Ajo, po ashtu, tha se sot është dorëzuar një kërkesën në Prokurorinë e Shtetit për hetimin e dyshimeve për keqpërdorime gjatë pandemisë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Diskutuam për ndodhitë e fundit sa i përket dyshimeve për shkelje nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, sa i përket menaxhimit me Covid-19.

Unë si kryetare e Komisionit për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, i njoftova kolegët për punën që ka bërë komisioni.

Gjithashtu i kam njoftuar edhe me kërkesën që ne si komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, e kemi përpiluar për ta dërguar në Prokurorinë e Shtetit me dyshimin për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike, të buxhetit të Republikës së Kosovës nga Ministria e Shëndetësisë”, theksoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit