3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mbyllen 11 biznese në Prizren, nuk respektojnë masat e Qeverisë

Rekomandime

Sot Drejtoria e Inspektorateve në Prizren ka mbyllur 11 biznese, të cilat kanë pasur të ndaluar veprimtarinë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e parandalimit të përhapjes së COVID-19.Në një pikë kontrolli inspektorët e Drejtorisë së Inspektorateve kanë konfiskuar 118 pako të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike pa dokumentacion përcjellës.

- Advertisement -

Hapat e tilla të veprimit janë të domosdoshme për shkak se këto biznese edhe përkundër njoftimit të disa hershëm, qoftë verbal apo me shkrim, nuk kanë respektuar zbatimin e vendimit, thuhet në një njoftim të Komunës së Prizrenit.

Bizneset që e kanë të ndaluar veprimtarive janë kafiteritë, restarurantet, frizerët dhe ndaj të gjitha këtyre bizneseve do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjit.Komuna e Prizrenit është shpallur mbrëmë zonë në karantinë pas ngritjes së bilancit në 21 të rasteve të prekura me koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit