10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mbyllet kafiteria e dy të prekurve me coronavirus, frikë sepse ata kishin kontakte me shumë persona

Rekomandime

Dy personat e konfirmuar edhe zyrtarisht me coronavirus në Shqipëri, babë e bir, kanë në pronësi edhe një kafiteri në Tiranë, të cilën sot ua kanë mbyllur autoritetet. Por, ekziston rreziku se ata kanë infektuar edhe persona të tjerë, pasi kishin shumë kontakte me njerëz, duke përfshirë edhe klientë të kafiterisë së tyre.

- Advertisement -

Dy personat e prekur me coronavirus në Shqipëri kanë ngritur shqetësimin se kanë mundur të infektojnë edhe persona të tjerë, pasi djali kishte ardhur nga Italia para dy javësh, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka lëvizur i lirë, duke mos qenë i vetëdijshëm se ishte i infektuar me virusin kinez.

Ajo çfarë është edhe më shumë shqetësuese, është edhe fakti se virusi në fillimet e tij paraqet shumë pak simptoma, e edhe realiteti tjetër, se institucionet shëndetësore të Shqipërisë nuk janë edhe aq të fuqishme për t’u përballur me këtë virus të cilit akoma nuk i është gjetur ilaçi.

Mediat në Shqipëri kanë mësuar se dy të prekurit me coronavirus, para dhjetë ditësh kishin kërkuar trajtim shëndetësor pasi nuk ishin ndjerë mirë, por edhe kjo kishte kaluar pa u vërejtur se ata ishin të prekur me virusin në fjalë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit