Juristja e mediave, Flutra Kusari ka reaguar pasi në Facebook u publikua një video ku një person shihet duke i goditur me shqelma dhe shkop tri vajza në Prishtinë.
Kusari tha se kjo video duhet të shpërndahet sa më shumë në mënyrë që të arrestohet i dyshuari.
- Advertisement -
“M’dhimti zemra kur e pashë këtë video. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë në mënyrë autoritetet me e vërtetu autencitetin e videos dhe me e arrestu këtë kafshën”, shkroi Kusari.