8.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Me Donika Gërvallën janë e drejta, patriotizmi, Republika dhe Historia

Rekomandime

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

- Advertisement -

Ajo për të cilën jam dhe ndjehem vërtet krenar ashtu si çdo shqiptar është edhe vepra e lartë kombëtare, perkushtimi patriotik e kombëtar i Heroit Kombëtar Jusuf Gërvalla dhe familjes së tij, i cili tashmë prej vite e vitesh ka hyrë në Tempullin e Lavdisë.

Familja Gërvalla është emër i madh i Lavdisë dhe i Krenarisë Kombëtare.

Jusuf Gërvalla, të gjithë qënien e tij me shpirt e zemër ia kushtoi Çështjes Kombëtare, lirisë, pavarësisë, Republikës dhe për shtetin e për Bashkimin Kombëtar.

- Advertisement -

Çështjes Kombëtare ai iu perkushtua me tërë inteligjencën, dhuntinë, talentin, me urtësinë dhe mençurinë por edhe me guximin patriotik të pashëmbullt , shëmbulli i të cilit u bë dhe i dha shpresë, guxim dhe besim brezave të cilët të frymëzuar nga vepra e tij vazhduan misionin dhe realizuan vizionin e tij për lirinë, demokracinë dhe për Pavarësinë e per Republikën e Kosovës.

Vepra e tij i frymëzoi dhe i bëri krenar kudo në Botë të gjithë shqiptarët ,vepra e tij e lartë dhe sakrifica e jashtëzakonshme e familjes Gërvalla bëri dhe ndryshoi historinë në favor të Çështjes Kombëtare Shqiptare.

- Advertisement -

Jusuf Gervalla ndryshoi historinë jo vetëm atë shqiptare, por edhe atë europiane, pasi ai dhe vepra e tij ishin në anën e duhur të historisë, duke sfiduar kështu Perandorinë Komuniste siç ishte Jugosllavia komunisto-titiste.

Për shqiptarët e Kosovës Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë ishte pasuese e Mbretërisë SKS, sepse edhe ajo pavarësisht maskës mashtruese të komunizmit, edhe Federata socialiste jugosllave i trajtonte shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë, pasi as regjimi komunisto-titist nuk repektoi dhe as nuk njohu liritë dhe të drejtat qytetare, humane e kombëtare të popullit shqiptar për të pasur edhe ata Republikën e tyre pavarësisht se nga numri i popullsise shqiptarët ishin kombi i tretë pas serbëve e kroatëve në Jugoslllavi, i cili jetonte në trojet e veta etnike në ishngrehinën artificiale dhe antishqiptare të Jugosllavisë.

Koha kur Jusuf Gërvalla veproi e punoi për Kosovën Republikë ishte shumë e vështirë, pasi kundër lirive dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, kundër Republikës së Kosovës në atë kohë ishin e gjithë Federata Jugosllave, pra përkrah serbëve kundër shqiptarëve ishin e gjithë makineria propogantistike, shtetërore, policore dhe ushtarake dhe të gjitha kombet sllave të ishJugosllavisë.

Lëvizja kombëtare shqiptare në Kosovë për Republikënm e Kosovës ishte lëvizje kundër të cilës ishin edhe të gjitha shtetet e Bllokut ishkomunist.

Fatkeqësisht Kosovën nuk mund ta ndihmonte as Shqipëria, e cila ishte nën regjimin marksist-leninist; një regjim ekstrem shtypëz, izolues; nje regjim ideologjiko-klasor e diktatorial por edhe një shtet e sistem tepër armiqsor me demokracinë, me Shtetet europerendimore dhe një regjim armik i SHBA-ve.

Pra, Kosova ishte e izoluar nga të gjitha anët me shtete antidemokratike dhe komuniste, duke bërë të mundur moskomunikimin me perendimin. edhe nga vetë shteti shqiptar i Shqipërisë, ku pushtetit enveristo-komunist i interesonte ideologjia dhe sundimi në Shqipëri dhe “ushqehej” me mitet e dokrrat marksist-leninmiste të revolucionit proletar komunist botëror i cili si “vizion”parësor kishte internacionalizmin propletar dhe jo atë nacionalist e kombëtar..

Në këto kushte veprimtaria patriotiko-kombëtare e Jusuf Gërvallës ka specifikën e madhe,për atë se nga njëra anë ishte qëndresa dhe sfida e guximshme që Jusuf Gërvalla i bëri shtetit genocidist antishqiptar të Jugoslllavisë por edhe ishkomunizmit, kësaj fatkeqësie njerzore , por nga ana tjetër, ajo, veprimtaria e Jusuf Gërvallës pati rëndësinë dhe jehonën e madhe në botën demokratike perendimore pasi e europianizoi dhe e ndërkombëtarizoi si kurrë më parë ekzistencën e Çështjes kombëtare shqiptare në ishJugosllavi e cila kërkonte zgjidhje.

Vepra e madhe e Jusuf Gërvallës na ripërtëriti dhe na i rilindi shpresat edhe mua ashtu si të gjithë shqiptarëve me origjimnë nga Kosova që jetonin në Shqipëri, të shpresës dhe besimit se Kosova një ditë do të fitojë dhe do të bëhet Republikë dhe shtet dhe ne do të na mundësohej kthimi në trojet dhe në shtëpitë tona në Kosovë.

Misionin kombëtar të Jusuf Gërvallës e vazhduan brezat me Lëvizjen kombëtare paqësore të udhëhequr nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova, si dhe Lufta e madhe patriotiko-kombëtare e Çlirimtare e UÇK-së.

Veprën e madhe kombëtare të Jusuf Gërvallës e vazhdoi edhe e bija e tij Znj. Donika Gërvalla, si trashëgimtare dhe e edukuar me pasionin dhe me përkushtimin për t’i shërbyer Çështjes së Madhe Kombëtare.

Ajo vazhdoi dhe nuk reshti asnje çast, por e ngriti dhe e mbajti lart flamurin dhe zërin e të drejtës dhe të së vërtetës , zërin e rezistencës dhe të protestës në mbrojtje të lirive dhe të të drejtave humane dhe kombëtare të Shqiptarëve dhe të Kosovës, duke kontribuar në maksimum me tërë shpirtin e saj patriotik dhe me tërë dhuntinë intelektuale e përkushtimin kombetar të saj në shërbim të kauzës kombëtare shqiptare; duke kontribuar edhe sot për shtetndërtimin modern e ligjor të shtetit të Kosovës ku të sundojë e vërteta, e drejta, patriotizmi e ligji kundër padrejtësive,kundër krlmit, kundër vjedhjeve e hajnive, kundër zullumeve e poshtërsive , kundër padrejtësive e tradhtive publike e kombëtare, për një shtet i cili t’u shërbejë individëve dhe të gjithë antarëve të tij, gjë të cilën Znj. Gërvalla edhe si Zv/kryeministre dhe Ministre e Jashtme po i shërben më së miri Republikës dhe shoqërisë në Kosovë.

Zonjën Gërvalla po e sulmojnë lukunia e hajnave, e atyre me rekorde krlmi e tradhtie kombëtare.

Znj. Gërvalla do e sulmojnë politika dhe klanet nepotiko-familjare si dhe injorantët të cilët ia kanë zënë frymën diplomacisë shqiptare, me të cilët janë mbushur ambasadat dhe konsullatat

Prandaj është për t’u përshëndetur verdikti popullor i 14 Shkurtit 2021 që bëri të mundur fitoren e LVV dhe të Listës “GUXO” , si dhe Z. KURTI dhe Znj. OSMANI të cilët ia besuan drejtimin e diplomacisë Znj. Donika Gërvalla.

Mirëpo si Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani ashtu edhe Kryediplomatja Gërvalla, ky realitet politiko-demokratik tashmë i ri në Kosovë , nuk u pëlqen atyre dështakëve, injorantëve, egoistëve dhe as atyre të cilët kanë shpërdoruar dhe kanë spekuluar me vlerat, me sakrificat dhe me kontributin e atyre që kanë bërë e dhënë aq shumë për kombin e shtetin; kjo nuk u pëlqen nihilistëve dhe as atyre që kanë spekuluar dhe keqpërdorur drejtësinë, dhe as atyre që kanë bërë K0RRUPSl0NlN ,hajdutërinë dhe që kanë shfrytëzuar shtetin e shoqërinë per interesa personale e klanore.

KURTI, OSMANI dhe GËRVALLA do kenë përballë rrangallat shpifese e intriguese te politikës së vjetër dështake e mjerane e cila do të bëjë gjithcka cfarë do të ketë takat për ta bllokuar e penguar punën për reformimin e shtetit, të drejtësisë, diplomacisë e të demokracisë dhe do bëjnë maksimumin edhe për mosVETING-un dhe për mosndëshkimin e K0RRUPSl0NlT dhe të vjedhjeve instituconale që ishpushteti ka bërë.

Pra, me Donika Gërvallën janë vlerat: e vërteta, e drejta, ligji, aftësia, demokracia, patriotizmi, Republika dhe Historia.

Dhe janë mjeranë dhe i pret vetëm dëshpërimi, dështimi dhe përhumbja gjithnjë e më e thellë të gjithë ata individë e klane, apo më sakt disa celula të verbërish të ishpushtetit si dhe disa injorantë me grada pseudopolitikani e “profesori” të cilët kot mundohen që ta sulmojnë Donika Gërvallën me akuza fallco e me trillime bajate e të pabesueshme. Qëllimi mercenar dhe i errët i tyre është që ta largojnë vëmëndjen e opinionit dhe ta drejtojnë dhe manipulojnë opinionin andej nga synojnë ata; qëllimi i tyre është të zhurmojnë kundër qeverisë KURTI në mënyrë që ta pengojnë dhe ta vënë nën presion sa të munden; që ta bllokojnë qeverinë KURTI që ajo të mos ndërmarrë një reformë VETING-u i cili do t’ua konfiskonte pasuritë atyre të cilët i kanë bërë me zullum, krlm, K0RRUPSl0N, me hajni e me lloj-lloj pazaresh e dallaveresh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit