4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Me gjakun e amerikanëve do ta ndihmojmë UÇK-në”, bisedë e gjeneraIit Clark me vartësit e tij

Rekomandime

“Me gjakun e amerikanëve do ta ndihmojmë UÇK-në”, bisedë e gjeneralit Clark me vartësit e ti

- Advertisement -

Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s në Kosovë si Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë, kishte shkruar një libër pak vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, në librin e tij ”Të bësh luftë moderne”, kishte treguar edhe anën e panjohur të luftës së Kosovës.

Detaje të pathëna të negociatave e koordinimeve të sulmeve ushtarake ishin treguar për herë të parë në këtë libër.

- Advertisement -

Se aleanca mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe NATO-s ishte shumë e afërt, këtë e dëshmon personalisht gjenerali Clark në këtë libër.

Ai ka treguar për bisedën dramatike që ka zhvilluar me dy vartësit e tij: Mike Short dhe Jay Hendrixin, gjatë luftimeve të UÇK-së për Majën e Pashtrikut.

- Advertisement -

”Deri në orën 13:00, thash unë, ju do të më thoni se çfarë do të ndërmerrnit për t’i ndihmuar UÇK-së të mbajë pozicionet në majë të malit. Mali nuk do të humbet. Ne nuk do t’i lejojmë serbët të ngjiten në majë të malit. Do të paguajmë për atë majë të malit me gjakun e amerikanëve, nëse nuk i ndihmojmë UÇK-së të mbajë pozicionet. Ky është prioriteti im numër një”, tregon në rrëfimin e tij gjenerali Clark/demokracia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit