1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Me këtë datë ndryshon ora: Akrepat lëvizin një orë prapa

Rekomandime

Në të dielën e fundit të muajit tetor, saktësisht me datë 25 tetor do të bëhet ndërrimi i orës. Akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, ku edhe vendoset si ora dimërore.

- Advertisement -

Në mars të vitit 2019 Parlamenti Europian ka përkrahur propozimin që të ndalohet ndërrimi i obligueshëm i orës në vendet e BE’së.

Me këtë vendim zgjaten ditët gjatë verës. Propozimi parasheh që nga viti 2021 shtetet të vendosin – ose të mbajnë kohën aktuale verore ose të largojnë ndërrimin e orës që ndodh dy herë gjatë vitit.

Nën urdhrat aktualë të BE’së, të gjitha 28 vendet anëtare kalojnë në orën verore të dielën e fundit të muajit mars dhe kthehen në orën dimërore të dielën e fundit të tetorit.

- Advertisement -

E pikërisht me 25 tetor të këtij viti në mëngjesin e së dielës, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa. Ndryshimi do të fillojë në orën 3, e cila do të shënojë ora 2.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

- Advertisement -

Ky ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit