2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Më mirë të mos jem këtu”, politologu serb shpjegon shprehjet e çuditshme të fytyrës së Vuçiqit

Rekomandime

Politologu serb, Aleksandar Ivkoviq, përmes një cicërime në Twitter ka komentuar shprehjet e fytyrës së presidentit Vuçiq pas fillimit të takimit me kryeministrin Kurti.

Ai tha se presidenti serb këtë e ka bërë shpesh, gjoja për të treguar se nuk do të donte të ishte këtu. Kjo, sipas Ivkoviqit, po bëhet për qëllime të brendshme në mënyrë që populli serb ta pranojë marrëveshjen më lehtë.

- Advertisement -

“Shumë njerëz komentojnë shprehjen e fytyrës së Vuçiqit në Ohër. Ai shpesh herë ka përdorur të njëjtën shprehje “Më mirë të mos jem këtu” për Dialogun Kosovë-Serbi. Unë do të thosha se është për qëllime të brendshme, për të theksuar se sa të vështira janë rrethanat në mënyrë që njerëzit të pranojnë çdo marrëveshje më lehtë.” – shkroi ai në Twitter.

Kujtojmë se takim i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq është duke u zhvilluar në Ohër nën patronatin e Bashkimit Evropian. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takuan ndaras paraprakisht me shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimin e përbashkët në orën 15:30, ndërsa pas një pauze rreth një orëshe, palët kanë rifilluar bisedimet nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.

- Advertisement -

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian janë publikuar pamjet e para nga fillimi i takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Nga këto pamje, nuk ka se si të mos vërehet buzëqeshja e kryeministrit Kurti, dhe mrrolja e presidentit serb, Vuçiq. Këtij të fundit madje, shihet duke i folur diçka edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, njëherit organizator i takimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit