2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Me “Moj e bukura More”, Fanaj inaugurohet kryetare e Parlamentit të Lucernit

Rekomandime

Ceremonia e inaugurimit të Ylfete Fanajt kryetare e parlamentit të kantonit të Lucernit është shoqëruar me këngën “Moj e bukura More”, kënduar para të pranishmëve nga një këngëtare zvicerane, raporton albinfo.ch.

Një tjetër element shqiptar në këtë mjedis ishte edhe dorëzimi i një pikture të artistit shqiptaro-zviceran, Samedin Asllani, që iu dhurua Fanajt pas zgjedhjes së saj në “Në momentin kur krerët e Parlamentit dhe të partisë së saj e uronin Ylfete Fanajn për zgjedhjen e saj kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, këngëtarja zvicerane doli në skenë, duke kënduar këngën e njohur arbëreshe ‘Moj e bukura More’”, raporton albinfo.ch.

- Advertisement -

Këngën mund ta dëgjoni në YouTube nga 03:18:25.

Në fytyrën e Ylfetes dhe familjarëve të saj vëreheshin emocione të papërshkrueshme, ndërsa deputetët dhe publiku filluan duartrokitjet nën ritmin e këngës së mirënjohur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit