0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Më në fund dikush i VV’së ia tregon vendin Sali Zybës pasi e kërcënoi Shpend Ahmetin

Rekomandime

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka reaguar pasi bashkëpartiaku i tij, Sali Zyba, përmes një statusi në Facebook, menjëherë pas zgjedhjeve, e kërcënoi Shpend Ahmetin, se nën pushtetin e VV’së do ta heqin nga kreu i Prishtinës dhe se i duhet të zgjedh vendin ku të ikë.

- Advertisement -

Pas shumë reagimeve, Besnik Bislimi, ka shkruar se Vetëvendosje duhet të sillet sipas pritjeve të mëdha që kanë ndaj saj.

Ai i ka kërkuar secilit deputet, asamblist e aktivist të Vetëvendosjes të mos ofendoj dhe të respektoj secilin, pa dallim.

Bislimi po ashtu kërkon që gjuha përcmuese e përcarëse që, sipas tij, është përdorur më herët mes opozitës dhe pozitës t’i takojë të kaluarës dhe të mos fyhet askush nga VV’ja.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë i nënkryetarit të VV’së:

Të nderuar aktivistë, vullnetarë e mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, të nderuar qytetarë të Kosovës,

- Advertisement -

Fillimisht urime secilit prej jush për fitoren e madhe të 6 tetorit. Dhe faleminderit për mbështetjen e parezervë të manifestuar edhe përmes daljes masive në vendvotime. Me 6 tetor e përmbyllëm një fushatë shumë intenzive, shumë të pastërt dhe afirmative nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe nga subjektet tjera pjesëmarrëse ne zgjedhje.

Fitorja është e madhe për arsye se edhe pritjet e qytetarëve nga qeverisja e re janë shumë të mëdha. Si qytetarët e vendit ashtu edhe miqtë tanë nga regjioni e më larg, me të drejtë presin që qeveria e re të prezantojë një qasje komplet ndryshe si ndaj buxhetit të shtetit ashtu edhe ndaj aseteve e ndërmarrjeve publike; si ndaj nxënësve ashtu edhe pensionistëve; si ndaj punëtorëve ashtu edhe ndërmarrësve; si ndaj gruas ashtu edhe të rinjve; si ndaj qytetarëve këtu (pa dallim etnie) ashtu edhe mërgatës. Një qasje bashkëpunuese ndaj opozitës. E parasëgjithash një fjalor në komunikim që reflekton respekt ndaj secilit e për secilin.

Dhe kanë të drejtë në këto pritje. Është tejet e rëndësishme që secili prej nesh, pamarrë parasysh deputet apo asambleist, aktivist apo mbështetës, të dëshmojmë secilen ditë të lume që këto pritje do të përmbushen. Që gjuha përçmuese e përçarëse që ka qenë e zakonshme në komunikimin e ish pozitës me ne, përfundimisht i takon së kaluarës. Që secili qytetar i vendit të ketë arsye të ndihet rehat nën qeverisjen tonë.

Vetëm kështu tregojmë se e meritojmë besimin që na është dhënë më 6 tetor.

Shumë faleminderit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit