14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

‘Medalje të artë me hile’: Një tjetër olimpiadë, një skandal i ri me doping të Rusisë

Rekomandime

Siç prisnin disa edhe iu doli, atletët rus kanë rezultuar me doping në testet e fundit në Lojërat Olimpike dimërore në Kinë, Sipas raporteve të para në mesin e tyre ka që kanë fituar medalje të arta.

Të mërkurën në Pekin ceremonia për ndarjen e medaljen në patinazh u shty pas raporteve se kishte rezultate pozitive për substanca të ndaluara në ekipin fitues rus.

- Advertisement -

“Ne kemi atletë që kanë fituar medalje e janë të përfshirë” ka thënë zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams, duke shtuar se janë të nevojshme “konsultimet ligjore” para se medaljet të ndahen.

U zbulua më vonë se ishte rusja Kamila Valieva, 15 vjeç, që ka rezultuar pozitive me një substancë të ndaluar. Sipas mediave ruse, bëhej fjalë për trimetazidine, që përdoret për të trajtuar dhimbje në gjoks dhe ishte gjetur në mostrën e dy muaj para lojërave olimpike.

Atletët nga SHBA përfunduan të dytët në garë, të ndjekur nga ata japonez. Për shkak të moshës së Valieva ajo konsiderohet ‘person i mbrojtur; nga agjencia botërore anti-doping WADA, që do të thotë se kjo agjenci nuk detyrohet të publikoj emrin e atletes që ka dalë pozitive.

- Advertisement -

Atletët rus në disa gara të mëdha ndërkombëtare kishin rezultuar pozitiv me doping dhe ishte zbuluar skandal i madh në Rusi ku ishin përfshirë edhe qeveria ruse me agjenturat e sigurisë në përpjekje të fitores së medaljeve. Kjo kishte rezultuar me penalizimin e atletëve dhe komiteteve sportive ruse në gara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit