1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Media me seli në Bruksel jep lajmin: Dështoi pa filluar rundi i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi

Rekomandime

Mediumi “Euractiv” me seli në Bruksel ka shkruar për mospajtimet e palës kosovare dhe asaj serbe për temat që duan të diskutojnë në procesin e dialogut.

“Rundi tjetër i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar ende pa filluar derisa dy palët nuk po mund të vendosin se për cilën temë të diskutojnë”, ka shkruar ky medium.

- Advertisement -

Përkundër se emisari i BE-së Miroslav Lajçak i takoi të dyja palët në takime të ndara në Bruksel këtë javë, ngërçi nuk mundi të zhbollokohet.Kosova deshi të flasë për 1600 shqiptarët e zhdukur të Kosovës pas përfundimit të luftës së viteve 1998-1999, shkruan Euractiv, njofton Klan Kosova.

Ata refuzuan që dialogu të fokusohet krejtësisht në kërkesën e Serbisë e që është krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më herët kishte vendosur se këto komuna do të ishin jokushtetuese sepse do të barazoheshin si një qeveri e dytë, duke cenuar sovranitetin. Kryeministri Albin Kurti kishte folur më herët për një model të mundshëm sikur Bosnja e Hercegovina, duke thënë se do të ishte jofunksional.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit