5.3 C
Pristina
Monday, April 22, 2024

Media ruse e alarmuar: SHBA po armatosin Kosovën, raketat ‘Patriot’ do qëndrojnë në Shqipëri!

Rekomandime

Moska ka suImuar amerikanët e NATO-n, pasi sipas tyre po armatosin ushtrinë e Kosovës me ar’më të lëna në Shqipëri, si pjesë e stërvitjes së madhe të NATO-s Defender 21.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur portali i Kremlinit ‘Sputnik’, në një shkrim, ku ka caktuar edhe ekspertë ushtarakë serbë.

Srgjjan Perisiç, një analist gjeopolitik dhe ushtarak serb, i cili shkruan shpesh për ‘Sputnik’ thekson se jo vetëm Kosova, por edhe Bosnja po armatoset në këtë mënyrë.

“Bosnja, ishte armatosur nga organizata private ushtarake amerikane pas konfliktit dhe Iuftës, derisa u krijuan forca të përbashkëta të armatosura. Programi i bashkëpunimit midis qeverisë së Federatës dhe atyre kompanive private amerikane ishte përcaktuar saktësisht, dhe gjithçka është nën kontrollin e qeverisë amerikane”, tha Perisiç.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo zgjati për rreth 10 vjet në Bosnjë e Hercegovinë pas përfundimit të Iuftës dhe tani nuk ka mundësi të tilla në Federatë, por ka në Kosovë dhe Ukrainë.

‘Sputnik’ thekson se ato ar’më nën maskën e manovrave, natyrisht, nuk do të bëhen kurrë publike, por janë kryesisht informacione të marra përmes shërbimeve të inteligjencës të palës së interesuar.

- Advertisement -

“Amerika është përpjekur për një kohë të gjatë për ta kthyer FSK-në në Ushtri të Kosovës, dhe për këtë ata kryesisht përdorin trupat e ligjshme ushtarake të misionit të KFOR-it, të cilat janë aprovuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB.

Kohët e fundit, ne pamë që NATO gjithashtu përcaktoi Kroacinë për nevojat e trajnimit të Ushtrisë së Kosovës përmes kontigjentit të saj të pranishëm në KFOR, deklaroi Perisiç për median e Kremlinit.

‘Sputnik’, ndërkaq thekson se SHBA ka dërguar automjete të blinduara për ushtrinë e Kosovës.

“Ne do të shohim se si do të vazhdojë kjo, por sigurisht duhet të merret parasysh që një pjesë e stërvitjeve të NATO-s u zhvilluan edhe në Shqipëri. Dhe një nga modalitetet e prapaskenës është pikërisht se stërvitjet ushtarake përdoren për të lënë ar’më në vende të tilla”, tha Perisiç. I cili shtoi se shërbimet sekrete serbe dyshojnë që Kosova ishte armatosur në një mënyrë të ngjashme përmes Shqipërisë, ku u mbajtën stërvitjet evropiane të NATO-s këtë vit, duke shtuar se edhe UÇK-ja dikur armatosej në një mënyrë të ngjashme.

Analisti ushtarak-politik Vlade Raduloviç, shkon edhe më tej në akuzat e tij.

“Të gjithë thonë se këto janë stërvitje të NATO-s, por në fakt këto janë manovra të ushtrisë amerikane me partnerë në Evropë. Ekziston një ndryshim midis stërvitjeve të NATO-s dhe stërvitjeve që organizohen brenda disa vendeve.

Nga mënyra e tyre, stërvitjet evropiane u organizuan me qëllim për të parë koordinimin në terren dhe koordinimin e ushtrive. Por ato janë të ndryshme nga ato që ndodhin në Ukrainë ”, thotë Raduloviç për portalin e financuar nga qeveria ruse për Ballkanin.

Kurse gjenerali serb në pension, Branko Krga deklaroi se pajisjet ushtarake që përdoren në stërvitje mund të lihen në vendin prites, siç është rasti i Shqipërisë. E frika duket qartë këtu se qëndron te raketat ‘Patriot’ që janë instaluar në aeroportin e Kuçovës.

“Në thelb, ata nuk kanë nevojë të fshehin asgjë. Ata mund të bien dakord, qoftë si një dhuratë ose një kontratë shitjeje ose në një mënyrë tjetër, në mënyrë që pajisjet të dërgohen në vendet me të cilat ata kanë marrëdhënie të mira”, tha Krga.

Para pak ditësh, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha se NATO do të dorëzonte ar’mët më moderne, municione, si dhe pajisje të tjera të nevojshme për ushtrinë ukrainase nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit