1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mediat serbe i frikësohen ardhjes në pushtet të partisë së cilës i takon Viola Von Cramon në Gjermani

Rekomandime

Viola von Cramon nga radhët e të Gjelbërve, e cila është edhe raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, disa herë i ka vënë në dukje mangësitë e autoriteteve serbe.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ndër tjerash, Von Kramon kërkoi nga autoritetet serbe që të njoftojnë publikisht se çfarë po ndodh në fabrikën kineze “Linglong”, ku u zbulua se punëtorët vietnamezë u janë nënshtruar kushteve çnjerëzore të jetesës dhe punës, dhe vlerësoi se në Serbi është në fuqi “skllavëria moderne”.

- Advertisement -

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviq, me atë rast tha se akuzat e tilla kanë për qëllim satanizimin e Serbisë.

Dhe, siç vë në pah mediumi serb Nova.rs, kjo nuk është hera e parë që anëtarët e partisë në pushtet e trajtojnë kaq ashpër atë.

Ministri i policisë Aleksandar Vulin e “diskreditoi plotësisht” opinionin e saj, duke thënë se “Viola von Cramon me siguri mund të gjejë një vend ose të paktën një territor ku fjala e saj do të thotë diçka”, por se “Serbia nuk është ai vend”.

- Advertisement -

Por tërheqin vërejtjen disa ekspertë serbë, “vetë të Gjelbrit dhe Viola von Cramon “mund të hakmerren më fort kur të vijnë në pushtet”.

“Unë pres që kjo kritikë dhe masat e duhura nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian, në të cilin Gjermania luan rolin kryesor, do ta ndjekin regjimin serb… Prandaj, nga pikëpamja e politikës shtetërore, nuk është shumë e mençur të grindemi me kritikët e situatës në Serbi”, ka thënë diplomati dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Sreçko Gjukiq.

- Advertisement -

Gjukiq, deklaratat e tilla të anëtarëve të qeverisë serbe i vlerësoi si “aspak të mençura”, duke pasur parasysh se ka shumë gjasa që Partia e Gjelbër, anëtare e së cilës është von Kramon, të marrë Ministrinë e Jashtme e re gjermane.

Gjukiq shpjegoi se pret që pasojat të ndjehen në të ardhmen e parashikueshme kur të formohet qeveria në Gjermani dhe të merren të gjitha prerogativat në vend dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sidoqoftë, “ardhja e të Gjelbërve në pushtet sigurisht që do të ndikojë negativisht në qeverinë në Serbi, por jo në vetë Serbinë, sepse qeveria është aktuale dhe e ndryshueshme”, thotë Gjukiq.

Në pyetjen se sa do të ndikojë ky qëndrim i autoriteteve në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, bashkëbiseduesi ka vlerësuar se nuk do të ketë përkeqësim “sepse kjo qeveri po e dëmton veten në këtë rrugë evropiane”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit