3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mediat serbe: Njeriu i Gjuriqit nuk lejohet të futet në territorin e Kosovës

Rekomandime

Zëvendësdrejtoresha e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Dushica Nikoliq, nuk është lejuar që të hyjë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ajo për “tv Most’, transmeton Gazeta Express.

“Ne jemi dëshmitarë të veprimeve jodemokratike të institucioneve në Prishtinë, të cilat pa asnjë bazë ligjore vazhdojnë që të parandalojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë që të mbështesin popullin e tyre në Kosovë”, ka thënë Nikoliq tek pika kufitare në Jarinjë.

Nikoliq ka thënë se pavarësisht këtyre vendimeve, Prishtina nuk do të arrijë që të “thyej unitetin e serbëve dhe t’i dekurajojë atë”.

- Advertisement -

“Ata kanë frikë nga uniteti i serbëve dhe me çdo kusht duan të dekurajojnë ata. Kjo është arsyeja pse ne duhet të tregojmë forcën, unitetin dhe kokëfortësinë tonë serbe më 6 tetor dhe të fitojmë”, ka shtuar tutje ai.

Ditë më parë autoritetet e Republikës së Kosovës e kanë dëbuar nga Kosova edhe një zyrtar serb që ishte futuar brenda territorit të Republikës së Kosovës pa leje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit