1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mediat serbe pas takimi mes 2 qeverive: “Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen”

Rekomandime

“Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen”, kështu e nis artikullin media serbe b92.net.

Një shkrim kushtuar takimit të sotëm të mbajtur nga dy qeveritë në qytetin e Elbasanit, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, mediumi serb është ndalur tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të cilët u pyetën nga gazetarët e pranishëm për një bashkim të dy shteteve.

- Advertisement -

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur se beson se Shqipëria do të bashkohet me Kosovën. Rama shtoi se nuk e dinte se kur do të ndodhe kjo”, shkruan media serbe ndërsa ka cituar pjesë nga deklarata e Ramës: “Nëse më pyesni hipotetikisht për një referendum paqësor për bashkimin kombëtar, do të shkelja ligjin për fshehtësinë e votimit – e them hapur do votoja pro. Në rast se pyesni nëse do të ndodhë kjo apo jo, duke provokuar, unë them do të ndodhë, por se kur nuk e di. Por do të ndodhë një ditë”.

“Rama theksoi se ata që mund ta interpretojnë deklaratën e tij si “kërkesë” për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke i cilësuar si “fallxhorë” nuk gjykohen”, vijon më tej media serbe.

Kujtojmë se këtë të premte u mbajt takimi i shtatë mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ku edhe u nënshkruan 13 marrëveshje ndërqeveritare.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit