3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mediat serbe: Tri ditët e ardhshme më të vështirat në 10 vitet e fundit

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beogradit-Prishtinë, Miroslav Lajçak. Pas takimit nuk ka pasur adresim për medie dhe detajet tjera nuk janë publikuar.

Sipas mediave serbe, Vuçiqit dhe Lajçakut iu bashkua në takim edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. Takimi me evropianin Lajçak, vjen në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën sërish për shkak të mosmarrëveshjeve rreth regjistrimit te automjeteve me targa serbe në Kosovë.

- Advertisement -

Ky takim po ashtu u zhvillua edhe pasi autoritetet e Kosovës kanë suspenduar komandantin rajonal të policisë për veriun, Nenad Gjuriq, pasi ky i fundit ka refuzuar t’i zbatojë “qortimet për targat” të aplikuara nga Qeveria e Kosovës.

Pas suspendimit të Gjuriqit, Vuçiq ka biseduar me përfaqësuesit serb nga Kosova, të cilit tani paralajmërojnë mundësinë e largimit nga institucionet e Kosovës, për çka do të vendosin nesër.

Lidhur me situatën në Kosovë në Beograd ka pasur disa takime.

- Advertisement -

Nesër, më 5 nëntor, do të mbahet mbledhja e veçantë e Qeverisë së Serbisë ku për situatë në Kosovë do të flase presidenti Vuçiq. Pastaj ai do të ketë edhe takime me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, ndërsa është paralajmëruar edhe takimi me kreun e Kishës serbe.

Sipas raportimeve, Vuçiq ka anuluar të gjitha udhëtimet jashtë vendit. Më herët presidenti serb tha se është i shqetësuar pas deklaratave të zyrtarëve evropianë, dhe se së shpejti do ta informojë opinionin për siç tha ai “presionet dhe vendimet e vështira”.

- Advertisement -

Media të afërta me pushtetin raportojnë se ‘tre ditët e ardhshme janë më vështirat në 10 vitet e fundit’.

Sipas analistëve, BE-ja dëshiron përparim në zgjidhjen e problemit të Kosovës, ndërsa po vërehet se negociatat po përshpejtohen, e veçanërisht tani kur propozimi franko-gjerman është në tavolinën e negociatave edhe me përkrahje nga Komisioni Evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit