6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mediumi i Baton Haxhiut shpërndan informata të përkrahura nga Rusia, reagon ambasada amerikane

Rekomandime

Një lajm i botuar si ekskluziv nga “Albanian Post”, mediumi në pronësi të publicistit Baton Haxhiu, është konsideruar si “dezinformim rus” nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Albanian Post”, një medium i themeluar rreth një vit më parë, raportoi të enjten një informatë mbi tërheqjen e trupave e ushtrisë amerikane nga baza e “Bondsteel”-it në Kosovë.

- Advertisement -

Brenda një periudhe të shkurtër ushtria amerikane do zhvendoset nga Kampi Bondsteel që është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë”, raportoi “Albanian Post”, bazuar në burime amerikane.

Por, sipas një përgjigje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, informata e shpërndarë nga mediumi i botuesit Haxhiu është “trillim i plotë” dhe “duket të jetë dezinformim rus”.

Paparaci, po ashtu ka mësuar nga burime ndërkombëtare se informatat për tërheqjen e ushtrisë amerikane nga baza e saj në “Bondsteel” është dezinformatë e përkrahur nga Rusia.

- Advertisement -

Sipas shkrimit të “Albanian Post”, reduktimi i madh i trupave amerikane në Kosovë do të ndodhë gjatë muajit mars të këtij viti.

“Ndërsa një pjesë e vogël ushtarakesh do të ri-pozicionohen te Film City në bazën e KFOR-it në Prishtinë”, raportoi “Albanian Post” të enjten.

- Advertisement -

Baton Haxhiu, botuesi i “Albanian Post”, është edhe drejtor i marketingut në Spitalin Amerikan në Tiranë, bazuar në të dhënat e qytetarëve shqiptarë që rrjedhën në publik muajin e kaluar.

Sipas informatave konfidenciale të rrjedhura në publik, Haxhiu merr pagë në vlerë rreth 15 mijë euro nga Spitali Amerikan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit