6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Mediumi serb citon një dokument në SHBA: Tri zgjidhje të mundshme për Kosovën

Rekomandime

Ekzistojnë tri mundësi për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë: e para është përdorimi i “stimujve” për Serbinë – mbështetja e donatorëve dhe anëtarësimi i përshpejtuar në BE për të rënë dakord për njohjen e Kosovës, e dyta është që Serbia ta miratojë formimin e rretheve të reja autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Serbi dhe e treta, duke u kthyer në tryezë shkëmbimin e territoreve, e cila ishte thelbi i projekt-marrëveshjes për vitin 2018, raporton mediumi serb, “Blic“.

Duke cituar dokumentin, mediumi serb thotë ekzistojnë tri mundësi për arritjen e një marrëveshjeje midis Prishtinës dhe Beogradit, por gjithashtu theksohet se asnjëra prej tyre nuk është “ideale”.

- Advertisement -

Blic thekson se këto janë përfundimet e analizës “Rifillimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë”, prapa së cilës qëndron Grupi Ndërkombëtar i Krizës.

Kryetari i kësaj organizate është Robert Malley, një njeri nga administrata e demokratëve amerikanë dhe këshilltar i Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit presidencës së Barack Obamas.

Analiza tregon, ndër të tjera, se zgjidhja e mosmarrëveshjes do të ishte “e dobishme për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë”, por gjithashtu thekson që të gjitha palët duhet të kërkojnë një mënyrë për ta arritur një marrëveshje mbi njohjen e ndërsjellë, dhe se vendet e BE-së duhet të japin një shenjë se ajo do ta mbështesë çdo marrëveshje në përputhje me të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar.

- Advertisement -

“Beogradi dhe Prishtina duhet të pranojnë publikisht nevojën për kompromis”, tha analiza, që synonte të zgjidhte përfundimisht “nyjën gordiane”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit