Gazetari i A2 CNN, Julian Kasapi, i cili ka udhëtuar në Turqi për të raportuar mbi situatën e krijuar nga tërmetet e fuqishme të së hënës, i ka shkëputur një intervistë të shkurtër Egzon Sylës, komandantit të grupit të kërkim shpëtimit nga Kosova.
- Advertisement -
Syla është shprehur se grupi përbëhet nga më shumë se 30 veta, të cilët janë të specializuar për situata të tilla, ndërsa kanë edhe qen për kërkim-shpëtimin.
“Kemi nisur dje udhëtimin me avion, por për shkak të fluksit ende nuk kemi arritur në zonën ku do të ndërhyjmë. Ne kemi dy ekipe të kërkim-shpëtimit urban, kemi edhe qen të kërkim-shpëtimit. Shpresoj të ndihmojmë me sado të mundemi. Kemi një grup më shumë se 30 veta”, u shpreh Egzon Syla, komandant i grupit.