10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mediumi zviceran shkruan për zgjedhjet në Kosovë: Vetëvendosje fitoi qartë

Rekomandime

Mediumi zviceran “Blick.ch” ka shkruar për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

- Advertisement -

“Lëvizja e reformës së majtë vendos qartë për veten e saj në Kosovë”, është titulli i artikullit të mediumit zviceran.

Në artikull shkruhet se rezultati i sondazheve plotëson dëshirat e shumë kosovarëve për një ndryshim thelbësore.

“Kurti tashmë kishte organizuar demonstrata kundër sundimit serb në Kosovë si student në vitet 1990. Nga shkurti deri në qershor të vitit 2020 ai ishte tashmë kreu i qeverisë. Mandati i tij përfundoi pasi partneri i atëhershëm LDK përfundoi koalicionin dhe bashkoi forcat me partitë e tjera. Pas fitores në zgjedhje, Kurti synon të kthehet në zyrën më të lartë të qeverisë”, thuhet ndër të tjera në artikull.

- Advertisement -

“Zgjedhjet të Dielën vulosën gjithashtu largimin e gardës së vjetër nga radhët e UÇK-së, i cili kishte luftuar për pavarësi por dështoi si fuqia dominuese në qeveri për gati dy dekada. Shumica e qytetarëve sot i fajësojnë ata për keqmenaxhim dhe korrupsion. Megjithatë, kësaj here, përfaqësuesit e tyre kryesorë nuk ishin më në dispozicion për zgjedhje”, shkruhet në artikullin e “Blick”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit