7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Medvedev në Beograd për të treguar qëndrimin e Putinit rreth Kosovës

Rekomandime

Kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev, do të vizitojë Beogradin më 20 nëntor të këtij viti. Siç shkruajnë mediat serbe, ai në Serbi do të dërgojë qëndrimin e Moskës zyrtare dhe presidentit, Vladimir Putinit, sa i përket çështjes së zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi.

Përgjatë kësaj vizite ai do të flas në parlamentin e Serbisë, ku do të jenë të pranishëm edhe krerë të politikës serbe dhe trupa diplomatike.

- Advertisement -

Medvedev do të pritet në Serbi nga kryeministrja Ana Brnabiq, ndërkohë përgatitjet për vizitën e tij tashmë veçse kanë filluar.

Medvedev gjithashtu do të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Kjo vizitë e Medvedev, vjen pas vizitës së të dërguarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit