7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mehaj kërkon veprime nga BE dhe Nato: Provokimet nga ushtria serbe, kërcënim serioz për Kosovën

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj referuar zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe veprimeve të Rusisë, ka thënë se në rajonin tonë aktivitetet e Iuftës hibride, Rusia përmes Serbisë, po realizon në vazhdimësi me Iuftën politike të ndërthurur me aktivitete asimetrike siç janë sulmet kibernetike dhe ato përmes lajmeve të rreme.

Mehaj ka kërkuar vëmendje të shtuar të autoriteteve politike dhe ushtarake të NATO-s përmes Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli (JFCNP) në rajonin tonë, për të pamundësuar kështu ndikimin dhe influencën e qarqeve destabilizuese ruso –serbe të mbështetura edhe nga qarqet kineze në rajon.

- Advertisement -

Ai ka thënë se zhvillimet e shpeshta në kufirin Kosovë – Serbi dhe provokimet nga ushtria serbe, janë kërcënim shumë serioz dhe duhet të adresohen fuqishëm politikisht nga Bashkimi Evropian dhe me veprime e qëndrime konkrete ushtarake nga NATO , respektivisht Komanda e Forcës së Bashkuar në Napoli (JFCNP) përmes operacionit KFOR në Kosovë.

Postimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes përcjellë me vëmendje maksimale zhvillimet e fundit dhe veprimet aktuale të Rusisë në dhe përreth Ukrainës, si dhe aktivitetet hibride që Rusia zhvillon në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Aktivitetet e luftës hibride, në rajonin tonë, Rusia përmes Serbisë, i realizon në vazhdimësi me luftën politike të ndërthurur me aktivitete asimetrike siç janë sulmet kibernetike dhe ato përmes lajmeve të rreme (fake news).

Prandaj, kërkojmë vëmendje të shtuar të autoriteteve politike dhe ushtarake të NATO-s përmes Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli (JFCNP) në rajonin tonë, për të pamundësuar kështu ndikimin dhe influencën e qarqeve destabilizuese ruso –serbe të mbështetura edhe nga qarqet kineze në rajon.

- Advertisement -

Zhvillimet e shpeshta në kufirin Kosovë – Serbi dhe provokimet nga ushtria serbe, i vlerësojmë kërcënim shumë serioz dhe duhet të adresohen fuqishëm politikisht nga Bashkimi Evropian dhe me veprime e qëndrime konkrete ushtarake nga NATO , respektivisht Komanda e Forcës së Bashkuar në Napoli (JFCNP) përmes operacionit KFOR në Kosovë.

Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë NATO-s të udhëhequra nga SHBA, në interes të mbrojtjes së vlerave euroatlantike dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit