10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Menaxheri i Messit: Leo e ka zgjedhur tashmë ekipin e ri

Rekomandime

Josep Maria Minguella, i cili ishte menaxher i Lionel Messit në fillim të karrierës së tij në Barcelonë, ka zbuluar se superylli argjentinas ka vendosur t’i bashkohet Interit gjatë kësaj vere, për arsye të caktuara.

Messi e tronditi Barçën dhe botën e futbollit të martën kur e njoftoi bordin e klubit se ka për qëllim të largohet këtë verë, pavarësisht se ka marrëveshje me klubin për të qëndruar deri në verën e vitit 2021.

- Advertisement -

Barcelona është përgjigjur duke i kërkuar atij të qëndrojë në klub të cilit iu bashkua si adoleshent para 20 vjetëve.

Në marrëveshjen e Messit me Barçën ekziston një klauzolë që ia mundëson atij largimin si lojtar i lirë çdo vit. Por për ta arritur këtë, argjentinasi duhet ta njoftojë klubin nga muaji maj deri në qershor, gjë që ai nuk e ka bërë.

Derisa nuk dihet se cili klub do të jetë në gjendje ta përballojë afrimin e tij, me Manchester City, PSG dhe Manchester United në garë, Minguella mendon se tashmë është e vendosur.

- Advertisement -

“Për mua, Messi tashmë e ka një ekip: Interin”, tha Minguella.

Ekziston një argument i fortë për Messin që t’i bashkohet Interit, sipas tij, fakti që në Itali taksat janë shumë më të vogla se në Angli, për shembull.

- Advertisement -

“Në Itali paguan më pak taksa. Për këtë atje është edhe Cristiano Ronaldo. Është e vështirë që ai të shkojë në Angli, pavarësisht se atje e ka mikun Kun Agueron dhe trajnerin Pep Guardiola”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit