Menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës duket se nuk do të ketë mungesë të shpenzimeve të luksit në drekime e darkime përkundër që është emëruar nga një Qeveri si ajo e Kurtit, që thirret në masa kursimi.
Në bazë të të dhënave nga një faturë e lëshuar nga Soma në Gërmi, del se menaxhmenti nuk ka kursyer paratë e popullit.
Aty shihet se është porositur “kingj në furrë” që ka kushtuar 15 euro. Pastaj, gjatë orarit të punës del se ka pasur porosi edhe të tri venave të kuqe, që kanë kushtuar 30 euro.
Po ashtu, ka pasur porosi edhe të venës së bardhë, dhe birra, përcjell Periskopi.
Në këto porosi shihen edhe hella të derrit, tavë elbasani, ullinj berati, rollate viçi etj.
E gjithë kjo porosi që përfshin edhe pije të shumta alkooli ka ndodhur gjatë orarit të punës.
Për më shumë, shihni faturat në fjalë.