Një mërgimtar ka shpërthyer në lot teksa po kthehej pas në perëndim, pas pushimit në Kosovë.
Ai ka thënë se nuk ka qenë qe dy vite në Kosovë, dhe teksa është pyetur se a i ka munguar vendi ynë, ai ka shpërthyer në lot duke thënë se i ka munguar shumë Kosova, shkruan Reporteri.net.
Ai për ATV ka thënë se do ta merr malli shumë për prindërit dhe për familjarët e tjerë.
Kujtojmë se disa mërgimtarë nuk kanë qenë qe dy vite në Kosovë për shkak të situatës pandemike në vend.