Kancelarja Angela Merkel të hënën ka bërë thirrje që të respektohen masat bazë, përkundër që Gjermania ka nisur lehtësimin e masave, raporton Reuters.
Ajo po ashtu tha se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë distancën, dhe të mbulojnë gojën e hundën në mënyrë që ta mbajnë larg vetes koronavirusin.
“Është shumë e rëndësishme për mua që të tërheqim vëmendjen për faktin se po hyjmë në një fazë të re të pandemisë dhe që tani do të jetë i nevojshëm, me gjithë lehtësimin e masave ne duhet të sigurohemi që njerëzit të vazhdojnë respektimin e masave bazike: mbajtjen e distancës, të bartin mbrojtje për gojë dhe hundë dhe të tregojnë konsideratë për njëri-tjetrin”, ka thënë Merkel.