Adnan Merovci, sekretar i zyrës së ish-presidentit Ibrahim Rugova ka publikuar librin ‘Pengu’. I ftuar në emisionin Presing në T7 ka rrëfyer për momente të ndryshme me presidentin historik.
Merovci u është përgjigjur edhe kritikuesve të cilët thonë se ai po tenton ‘të përvetësojë’ figurën e ish-presidentit të Kosovës.
“Mos e ofendoni Rugovën, ai është i papërvetësueshëm”, tha ai.
“Protagonisti është Ibrahim Rugova, por protagonizmi im nuk mungon. Unë pe zbardhi historinë, nuk po e përvetësoj”, tha Merovci.
Ai thotë se askush nga anëtarët e LDK’së nuk e kanë ftuar për ta pyetur rreth raporteve të tij me Rugovën.
Sipas tij, librat e tij për Rugovën i ka promovuar edhe në komunat ku udhëhiqte LDK’ja por, se nuk iu lejua një gjë e tillë.
Ndërkohë ai ka treguar edhe për largimin e tij nga Rugova.
“Unë e kreva një mision tim’, tha Merovci.