1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mësohet se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga AAK-ja

Rekomandime

Ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, është pyetur se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga kjo parti, pasi Ramush Haradinaj ka shprehur ambicien për të qenë president i vendit.

- Advertisement -

Teksa foli për këtë çështje, Selimi në “Frontal” tha se bartësi i listës do të jetë Ramush Haradinaj.

“E kemi liderin e partisë, kryetarin Ramush Haradinaj…Çdo parti hyn në zgjedhje për t’i fituar zgjedhjet dhe me kriju qeverinë…Bartësi i listës Haradinaj është ajo vula jonë që se kemi ndërru vizionin për shtetndërtim. Bartësi i listës është lider që garon për t’i fituar zgjedhjet…Lidershipi i Ramush Haradinajt ka potencial t’i fitojë zgjedhjet dhe ta bëjë qeverinë…Bartësi i listës është Ramush Haradinaj, ai hyn për t’i fituar zgjedhjet”, tha Selimi në Frontal, transmeton Gazeta Express.

Tutje, i pyetur për ambicien e Haradinajt për të qenë president, Selimi tha se tani vendi ndodhet në një situatë tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit