8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mësoni kur do ta largojë Gjermania Kosovën nga “lista e kuqe”

Rekomandime

Nga nesër qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në Gjermani.

Kjo pasi qeveria gjermane do ta largojë vendin tonë nga lista e kuqe, e cila përbëhet nga vende që kanë shkallë të lartë të infektimit me koronavirusin COVID-19.

- Advertisement -

Në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, bëhet e ditur se ky ndryshim do të vlejë nga data 24 tetor.

“Ndryshimet e fundit: Heqja e Kosovës si zonë me rrezik të lartë nga 24 tetor 2021”, thuhet në njoftim.

Gjermania kishte futur Kosovën në listën e shteteve me rrezik të lartë më 22 gusht të këtij viti, pas rritjes së numrit të raste pozitive me koronavirus

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit