2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mësuesi pezullohet pse u tha nxënësve se janë veç dy gjini

Rekomandime

Një mësuese spanjoll është pezulluar nga puna për gjashtë muaj pse iu ka thënë nxënësve se ekzistojnë vetëm dy gjini: mashkullore dhe femërore.

Jesus Luis Barron Lopez, profesor i biologjisë dhe gjeologjisë në institutin publik “Alcala de Henares IES Complutense”, në periferi të Madridit, u pezullua për gjashtë muaj nga puna dhe pjesërisht edhe nga paga.

- Advertisement -

Mësuesi iu tha nxënësve nën moshën 15-vjeçare se djemtë linden me kromozomet XY, ndërsa vajzat me kromozomet XX dhe, ndonëse ata mund të transformohen përmes operacioneve, gjithmonë do të vazhdojnë të kenë kromozome XY ose XX, shkruan Clarin.

Mësuesi mori masa ligjore në gjykatat e Alcala de Henares. Tashmë është nisur edhe një peticion për të grumbulluar nënshkrime për t’i bërë thirrje ministrit rajonal të Arsimit, Enrique Ossorio, që ta shkarkojë drejtoreshën e shkollës, Megias Chico, dhe inspektorin e arsimit me arsyetimin se mësuesi është frikësuar dhe është diskriminuar që ka thënë të vërteta shkencore.

Kryetarja e shoqatës që po merret me rastin e këtij mësuesi, Polonia Castellanos, konfirmoi se do të luftojë që të shfuqizohet pezullimi i punës dhe pagës së mësuesit që ka disa dekada përvojë në mësimdhënie.

- Advertisement -

Pasi pranoi paralajmërime dhe pasi e mori vendimin për pezullim, mësuesi Lopez tha se kurrë nuk ka pasur për qëllim që t’ua lëndojë ndjenjat njerëzve dhe se ky rast është sikur ta gjykojnë për fjalët se Toka është e rrumbullakët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit