1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Milaim Zeka: Këto ishin dy gjërat fatale për LDK’në

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka ironizuar sot me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ish-kreun e saj, Isa Mustafën.

- Advertisement -

Zeka ka shkruar në Facebook se Zoti e ka bërë verë fatale për LDK’në.

“Imazhi Ises me krroqe, dhe ‘Zoti e ka ba vere’ fatale per LDK-ne! Znj. Termkolli deklaroi per te disaten here se Isa s’ka qene kurre LDK. Te njejten e ka deklaru per emisionin Pa Rrotlla, por edhe ne shume deklarata te tjera publike. Ne fakt mendoj se Isa ishte pyka kryesore qe kundershtaret e tij politike e perdoren per ta shkaterruar pemen e mbjellur nga Ibrahim Rugova, me 23 dhjetor, 1989”, ka shkruar Zeka.

Ai thotë se një pjesë e LDK’së në Prishtinë, e ndikuar nga Isa Mustafa, ka eliminuar njerëzit kryesor të kësaj partie, të cilët sipas tij, me të drejtë e kanë ndihmuar Vjosa Osmanin në zgjedhje.

- Advertisement -

“Nje pjese e kryesise se LDK-se ne Prishtine, e ndikuar nga Isa Mustafa, eliminoi kokat kryesore te kesaj partie si Hafiz Gagicen, Shaban Bobajn, Donika Gervallen etj, te cilet me te drejte ndihmuan Vjosen dhe listen e saj ne zgjedhjet e fundit. Kjo pjese e kryesise brenda LDK-se e shtynin para Isen si kryetar sepse, e para mund ta manipulonin ne baze te interesave vetjake dhe e dyta sepse nepermjet tij mund ti eliminonin kundershtaret e brendshem ne parti”, ka shkruar Zeka.

Ky është statusi i plotë i Milaim Zekës:

- Advertisement -

Imazhi Ises me krroqe, dhe ‘Zoti e ka ba vere’ fatale per LDK-ne!

Znj. Termkolli deklaroi per te disaten here se Isa s’ka qene kurre LDK. Te njejten e ka deklaru per emisionin Pa Rrotlla, por edhe ne shume deklarata te tjera publike.

Ne fakt mendoj se Isa ishte pyka kryesore qe kundershtaret e tij politike e perdoren per ta shkaterruar pemen e mbjellur nga Ibrahim Rugova, me 23 dhjetor, 1989.

Nje pjese e kryesise se LDK-se ne Prishtine, e ndikuar nga Isa Mustafa, eliminoi kokat kryesore te kesaj partie si Hafiz Gagicen, Shaban Bobajn, Donika Gervallen etj, te cilet me te drejte ndihmuan Vjosen dhe listen e saj ne zgjedhjet e fundit. Kjo pjese e kryesise brenda LDK-se e shtynin para Isen si kryetar sepse, e para mund ta manipulonin ne baze te interesave vetjake dhe e dyta sepse nepermjet tij mund ti eliminonin kundershtaret e brendshem ne parti.

Kulmi i krejt kesaj drame ishte kur Isa po nisej per trajtim ne Gjermani, rende i semurë dhe keta nuk ishin te zot te vendosnin dikend ne vend te tij. Akoma me keq, kur kryetari kthehet prape i semurë, ashtu me kerroqe, duke e mbajtur per krahesh. Ky imazh ne fakt ne syrin tone perkthehej se LDK-ja ishte me krroqe dhe po e mbanin per krahesh me zor ne luften politike te vendit.

“Po pse jane katandisur keta kaq keq? Po edhe ne ate dynja me pozita po don me shku?” Keshtu thonin njerezit e thjeshte, dhe dashamiret e LDK-se.

Imazhi i dyte, teper i rende per kohe fushatash, ishte ai me Abdullah Hotin, ku dilte fikall i vetem neper takime, here ne nje breg e here ne bregun tjeter, ban be qe ka dale me ja pa rruzat ne fyt asaj malesores te bukur, tek kenga “Prej nje shpati t’i leshova syte”! Kryeministri dilte me nje imazh te vetmuar, qe dukej edhe si i dorezuar. Retorika e tij ishte krejt e thate, po ashtu. Vetem marreveshja e Ëashingtonit i mbeti ne goje e asgje tjeter me shume. ‘Zoti e ka ba vere’ ishte parrolla e tij, nderkohe qe dimri po e ngrinte LDK-ne. Ne fakt Avdullah Hoti ngjante me personazhin kryesor te Ismail Kadarese ne romanin e tij ‘Dimri i vetmise se madhe’.

E pra keto ishin dy imazhet qe e ndihmuan rrokullisjen e LDK-se ne humnere…

Mend per ju te tjeret, mos bani te njejtat gabime ne te ardhmen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit