7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nga nesër zgjatet orari i qarkullimit

Rekomandime

Nga nesër orari i qarkullimit të qytetarëve do të ndryshojë. Sipas vendimit të ri të qeverisë, qarkullimi do të lejohet dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit të letërnjoftimit.

- Advertisement -

Edhe sot qytetarët do të lëvizin dy herë nga 90 minuta deri në zbatimin e rregullave të fazës së dytë, që fillon nesër (18 maj).

Orari i ri i qarkullimit i cili do të zbatohet nga dita e hënë pritet të publikohet së shpejti nga Ministria e Shëndetësisë.

Faza e dytë e lehtësimit të masave do t’i hapë edhe disa biznese në vend të cilat fillojnë veprimtarinë e tyre pas dy muajsh të mbyllura.

- Advertisement -

Me këtë datë do të të fillojnë punën edhe floktarët, dentistët, fizioterapeutët, hapet edhe tregu me pakicë, tregu i gjelbër, gastronomia ( merr me vete), qendrat e thirrjeve, Muzetë dhe Galeritë.

Sipas planit të Qeverisë, me fillimin e implementimit të fazës së dytë me 18 maj, do të fillon qarkullimi i transportit hekurudhor dhe transportit urban e ndërurban, por me leje të veçantë.

- Advertisement -

Aktualisht në Kosovë janë gjithsej 978 raste me koronavirus, me 713 të shëruar dhe 29 të vdekur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit