Ish-deputeti Milaim Zeka duke folur për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se ai do të nënshkruante gjithçka që vjen nga Amerika, shkruan Kosova ime.
Tutje, Zeka ka thënë se të gjithë ata që i thonë vetit ‘patriot’ të shkojnë në Veri dhe të shfaqin heroizmin e tyre, në shtëpitë që po ndërtojnë serbët në trojet e kosovarëve.
Zeka thotë se kush është patriot e trim sot, ‘shkon në veri me traktor i rrëzon shtëpitë ku po kolonizon Serbia”.
“Kush është patriot niset me traktor e del i rrëzon shtëpitë në veri atje ku po kolonizon Serbia. Sot me ma qitë Amerika cfarëdo marrëveshje e nënshkruaj marë e mrapshtë”, ka thënë Zeka në t7.