2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Milaim Zeka publikon një fotografi nga “arkivi” për ta tallur kryeministrin Kurti

Rekomandime

Gazetari Milaim Zeka ka ironizuar sërish me deklaratën e para disa ditëve të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi) se kryeministrin Albin Kurti e ka pasur bashkëluftëtar, shkruan Express.

- Advertisement -

Zeka ka publikuar një fotomontazh ku shihen Rrustem Mustafa dhe Albin Kurti duke e luajtur një lojë të vjetër.

“Foto nga arkiva e luftes ne Zonen Operative te Llapit. Finalja mbahet ne Abri”, ka shkruar Zeka mbi fotografi.

- Advertisement -

Pas deklaratës së Remit, Zeka shkroi se ky i fundit po luan me luftën.

“Remi dhe loja e guxhave me luften. Rrustem Mustafa – Remi, tha ne nje deklarate se ”Albin Kurtin e ka pas bashkeluftetar” ktynehere.Thash me tregu edhe une qe Remin e kam pase bashkelojtar te guxhave, ne oborrin e shkolles fillore ne Abri.Nese e para eshte e vertete, pse mos me kane edhe kjo e dyta…!!!”, ka shkruar Zeka.

- Advertisement -

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, në emisionin Pressing të T7 të martën ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar në luftë.

“Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar”, është shprehur Remi.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit