1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Milovan Drecun: Kurti e Rama kanë projekt Iufte, nuk do të njohim kurrë pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Kreu i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Milovan Drecun ka thënë se Serbia kurrë nuk do të pranojë Kosovën dhe ndërmjet kësaj kërkese është kthimi i vëmendjes nga formimi i asociacionit, këto deklarata ai i bëri në prag të arritjes së të dërguarve amerikan e evropian Eskobar e Lajçak në Kosovë, duke shtuar se për Beogradin nuk është e pranueshme asgjë më pak se ajo që është në marrëveshjen e Brukselit

“Asgjë nën këtë nuk do pranojmë! Po ashtu nuk ka gjasa që të arrihet njohja e ndërsjellë mes Serbisë edhe Kosovës, mendoj kjo është e qartë për të gjithë, atë mund të pret kushdo, po nuk ka gjasa të ndodhë”, tha ai.

- Advertisement -

Modeli i asociacionit është definuar në marrëveshjen e arritur mes Prishtinës edhe Beogradit nl marrëveshjen e Brukselit.

“Askush nuk i detyroi të arrihet ajo marrëveshje, atje ndërmjetësues ishin BE dhe OKB dhe duhet të bartin pjesën e përgjegjësisë për mos realizimin e saj. Marrëveshja u arrit në kohën e statusit neutral dhe kushdo tenton të manovrojë në kuptimin politik të na kthej në drejtimin tjetër mashtrohet rëndë”, tha ai.

“Nëse na ofrojnë diçka më shumë dhe më të mirë për popullin tonë nga ajo që u definua ia vlen të bisedohet. Por kam frikë se kjo inkurajon Prishtinën posaçërisht Kurtin të ec rrugës së mos formimit të asociacionit. Kurti nuk pranon marrëveshjen e Brukselit prandaj nuk do as të dëgjojë për asociacionin”, tha Drecun, duke shtuar se nuk mundet vazhdimisht të lëshohet pe ndaj Prishtinës.

- Advertisement -

Lidhur me situatën në këtë emision është kyçur edhe gazetari Leart Hoxha që ka thënë se nga qëndrimet e ShBA-ve shihet se qëllimi përfundimtar është njohja e ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë.

“Do ketë presione të fuqishme, qëndrimi amerikan është i qartë, kërkohet përparim në disa tema, si janë të pagjeturit edhe asociacioni dhe gjetjen e zgjidhjes së përhershme për Kosovën. Kjo qartë thuhet në letrën e dërguar për Kurtin, beteja kryesore shihet se është asociacioni, por ShBA në fund të procesit të normalizimit presin njohjen e ndërsjellë dhe përmirësimin e raporteve”, tha Hoxha.

- Advertisement -

Ndërsa Drecun tha se qëndrimi i tillë tregon përpjekjen që gjërat të ecin në drejtimin e kundërt me marrëveshjen e Brukselit.

“Prishtina shkallë – shkallë futi termin e njohjes së ndërsjellë që ne kemi refuzuar, ngadalë u imponua ky tregim. Njohja eventuale e Kosovës do të gjenerojë problem të rrezikshëm për të gjithë regjionin. Kreu i Shqipërisë Rama edhe Kurti po flasin për bashkimin e Kosovës edhe Shqipërisë dhe kjo është krijimi i Shqipërisë së Madhe! Ky është projekt për luftë dhe kurrë nuk do ketë njohje të Kosovës”, tha Drecun.

Sipas tij, kjo është lojë e Prishtinës dhe nëse vazhdohet nuk do ketë përparim në dialog. “Ne nuk mund të shkojmë nën vijat vitale nacionale dhe mbrojtjes së serbëve. Kurti me aksione të njëanshme vazhdimisht nxit tensione, vete shkelin në atë që do duhej respektuar. U fol për energjetikë, Vallaçi nuk është çështje e energjisë- Kushtetuta e Kosovës duhet të implementohet në marrëveshjen e Brukselit e jo të mos të përmbushet marrëveshja e Brukselit”, u shpreh Drecun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit