20.4 C
Pristina
E martë, 28 Qershor, 2022

Thjeshtë e mrekullueshme: Do mahniteni me këto fotografi që vijnë nga Gjeravica

Rekomandime

Gjeravica me 2.656 metra lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna)në pjesën e Kosovës, edhe pse lartësia e vërtetë mund të jetë për disa metra më e madhe, ende e pakonfirmuar nga GPS, transmeton Gazeta Metro.

Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Deçanit me Shqipërinë.

Maja e Gjeravicës i takon territorit të komunës së Deçanit dhe afër saj gjendet edhe maja tjetër Gusani që me lartësi mbidetare radhitet menjëherë pas Gjeravicës, Gusani ka lartësi mbidetare 2639 metra.

Një fanpage në Facebook, Juniku Ynë, poston fotografi të ndryshme nga kjo pjesë e Kosovës, të cilat janë mahnitëse. Aty shihet liqeni i Gjeravicës, ku ka formën e zemrës, efekt ky që mahnit çdo turist që shkon atje.

Shikoni këto fotografi.

Më shumë artikuj

Të fundit