10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mimoza Kusari votohet bindshëm nga diaspora, ngushton rezultatin në Gjakovë

Rekomandime

Komuna e Gjakovës ka shkuar në balotazh, ku kandidati i AAK-së Ardian Gjini do të përballet me kandidaten e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

- Advertisement -

Gjini në raundin e parë doli fitues me 46%, kurse Kusari-Lila mori 37.08% të votave të qytetarëve.

Tashmë janë numëruar edhe votat e diasporës për këtë komunë, ku mërgimtarët më shumë e kanë votuar kandidaten e VV-së.

Rezultatet e sigurara nga Reporteri.net tregojnë se Kusari-Lila ka marrë  289 vota, i dyti renditet Gjini i AAK-së me 178 vota, pastaj Ferdinand Kolaj i PSHDK-së me 128 vota, i katërti Teki Shala i LDK-së me 89 vota, Arbnesha Kuqi e PDK-së ka marrë 2 vota, kurse asnjë votë Fazli Hoxha i NISMA-s.

- Advertisement -

Kujtojmë se balotazhi për kryetar të komunave do të mbahet më 14 nëntor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit