1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ministri Murati del me shifra: Thotë se janë hapur 22 mijë vende pune

Rekomandime

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati duket se ka harruar talljet e shefit të tij me shifrat e rritjes ekonomike në të kaluarën, pasi edhe vet ka dhënë shifra për këtë çështje.

- Advertisement -

Murati në një konferencë për medie është shprehur se projeksioni i rritjes prej 7.9 për qind që ishte deri më tani, sipas tij, kjo do të jetë dyshifrore.

Një gjë e tillë po ndodh për shkak të hapjes së ekonomisë pas masave që ishin marrë për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19, por duket se ai harron një gjë të tillë.

“Kur e kemi marr mandatin kemi projektuar një rritje prej 7.9 për qind, por duke marr parasysh performacën e jashtëzakonshme në tremujorin e dytë dhe pritjet që do të janë në tremujorin e tretë, atë shifër duhet ta ripërshtatim edhe një herë në projeksion dhe ato të reja janë me siguri që do të jenë mbi 10 për qind. Rritja ekonomike e projektuar deri në fund të vitit, jemi të sigurt që do të tejkaloj shifra dyshifrore”, tha Murati.

- Advertisement -

Sipas tij, brenda një viti janë krijuar 22 mijë vende të reja pune.

“Sa i përket punësimit, nëse i marrim shifrat në fund të tremujorit të dytë që është muaji qershor dhe e krahasojmë deklarimin në Administratë Tatimore që ka qenë në fund të qershorit të vitit të kaluar kemi një rritje prej 22 mijë vende pune. Në vitin e kaluar, në fund të qershorit kanë qenë të deklaruar 342 mijë vende pune, kurse këtë vit janë 364 mijë vende pune”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Në fund, Murati ka treguar se kreditimi i bankave gjithashtu ka shënuar rritje.

“Edhe kreditimi ka shënuar rritje për këtë vit, ku janë 192 milionë euro, shifër që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në një muaj të vetëm”, ka përfunduar Murati.

Sipas tij, brenda një viti ka rritje prej 22 mijë vendeve të punës.

“Sa i përket punësimit, nëse i marrim shifrat në fund të tremujorit të dytë që është muaji qershor dhe e krahasojmë deklarimin në Administratë Tatimore që ka qenë në fund të qershorit të vitit të kaluar kemi një rritje prej 22 mijë vende pune. Në vitin e kaluar, në fund të qershorit kanë qenë të deklaruar 342 mijë vende pune, kurse këtë vit janë 364 mijë vende pune”, u shpreh ai.

Në fund, Murati ka treguar se kreditimi i bankave gjithashtu ka shënuar rritje.

“Edhe kreditimi ka shënuar rritje për këtë vit, ku janë 192 milionë euro, shifër që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në një muaj të vetëm”, ka përfunduar Murati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit