1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ministri rus Lavrov: Po fillon një tjetër ‘operacion special’ në Ukrainë

Rekomandime

Ministri I Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se faza tjetër e aksionit ushtarak të Rusisë po fillon.

Sipas Sky news, në një intervistë me kanalin televiziv India Today, Lavrov parashikoi se faza e re do të ishte një moment i rëndësishëm në luftë, e cila tani ka hyrë në javën e saj të tetë.

- Advertisement -

“Një fazë tjetër e këtij operacioni (në Ukrainën lindore) po fillon dhe jam i sigurt se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special,”-tha Lavrov.

Rusia ka pozicionuar trupa në lindje për një ofensivë tokësore në dy provinca të njohura si Donbas. Gjithashtu ka nisur sulme në distanca të gjata në objektiva të tjerë përfshirë kryeqytetin.

Natën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se forcat ruse ishin përpjekur të kalonin mbrojtjen e Ukrainës përgjatë pothuajse të gjithë vijës së frontit në Ukrainën lindore në atë që ai e quajti “Beteja e Donbasit”.

- Advertisement -

Megjithatë, shefi i shtabit të Zelenskyy, Andriy Yermak, i siguroi ukrainasit që forcat e tyre mund të ndalonin ofensivën.

“Besoni në ushtrinë tonë, është shumë e fortë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit