1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ministri serb: Serbia i është mirënjohëse Angolës që nuk e ka njohur Kosovën

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka falënderuar sot ambasadorin e Angolës për qëndrimin e prerë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një bisedë me ambasadorin Alcino dos Prazeres Izata Francisco da Conceicao, shefi i diplomacisë serbe vuri në dukje se miqësinë shumëvjeçare të të dy vendeve, shkruan Tanjug, përcjell Gazeta Online.

- Advertisement -

Selakoviq po ashtu ka shprehur pritshmërinë për një takim në nivelin më të lartë shtetëror.

Ndryshe, ministri i jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të mbajtura më 15 tetor, ka provokuar rëndë në sy të përfaqësuesve të shteteve më të fuqishme të botës presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani duke i thënë se Aleksander Vuçiq është edhe presidenti i saj.

Ministri serb po ashtu ka përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke thënë se kanë kidnapuar qytetarë dhe kanë trafikuar organe, duke iu referuar kështu një raporti të Dick Martyt.

- Advertisement -

“Sa i përket Kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve të cilët kanë kidnapuar qytetarë dhe kanë trafikuar organe dhe po përballen me gjyqsorin. Po gënjeni për 20 mijë raste të dhunës gjatë luftës.”, ka deklaruar Selakoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit