1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministri shqiptar me xhup “Moncler” 1500 dollarë, Merkel me orë 100 euro që ka vite që s’e ndërron

Rekomandime

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është një ndër gratë më të fuqishme në botë dhe përshkruhet gjerësisht si “udhëheqësja” e Bashkimit Evropian. Por edhe pse zotëron një pushtet që do ta donin të gjithë ajo shfaqet gjithmonë e kuruar dhe me detaje minimaliste dhe shumë pak të kushtueshme.

- Advertisement -

Prej disa vitesh zonja e parë e Gjermanisë shfaqet me një orë model Boccia Titanium 285 mm 405-02 me rripa të zi, dhe ka një çmim modest prej 100 paund.

Por duket se krejt e kundërta ndodh me politikanët shqiptarë të cilët në çdo moment reklamojnë veshjet e shtrenjta dhe darkat luksoze.

Kujtojmë këtu ministrin e Financave Arben Ahmetaj i cili edhe pse në kohë krize shfaqet me xhup tigri Moncler i cili kushton plot 1.590.00 dollar. Pra një ministër financash në Shqipëri mund të blejë një xhup super të shtrenjtë, ndërsa kancelarja e një prej shteteve më të fuqishme në Europë mban prej disa vitesh orën 100 dollarëshe???

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit