4.9 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Ministri Zemaj paralajmëron ashpërsimin e zbatimit të masave

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj të dielen ka folur rreth inspektimit të përbashkët me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, që e kishte ndërmarrë të shtunën mbrëma, mbështetur nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka shkruar në Facebook se shumë kafiteri u gjobitën dhe u mbyllën të shtunën mbrëma, shkaku i mosrespektimit të masave.

“Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë”, ka paralajmëruar Zemaj.

“Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime! Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!”, shkruan ai

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit