15.9 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Ministria e Financave tregon se kur do të fillojë ekzekutimi i pagesave nga Pakoja Emergjente

Rekomandime

Pas dekretimit të Ligjit për buxhetin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Ministria e Financave ka treguar se kur do të ekzekutohen pagesat për qytetarët e kategorive sociale, punëtorët dhe bizneset.

- Advertisement -

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi ka thënë se implementimi i pagesave pritet të fillojë nga dita e hënë, duke përfshirë edhe komplet masat për punëtorët nga Pakoja Emergjente.

“Në javën e ardhshme pritet të përfundojnë pagesat e Pakos Emergjente”, tha Krasniqi.

Ai po ashtu bërë të ditur se do të fillojë edhe procesi i implementimit të disa masave të rimëkëmbjes ekonomike.

- Advertisement -

“Të gjitha këto besoj mund të realizohen në javën e ardhshme, pra obligimet që i kemi në raport me masat e pakos fillojnë dhe mund të realizohen brenda javës… Të gjitha obligimet fillojnë të implementohen prej të hënës dhe besoj deri në fund të javës pjesa më e madhe e obligimeve do të përfundoj janë e ardhshme. Dhe pastaj fillomë me masat që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike që është një proces që do të filloj për rimëkëmbje e do të përfundoj vitin e ardhshëm”, tha Krasniqi.

Sot gjatë ditës, presidenti Thaçi ka dekretuar Ligjin për Buxhetin 2020, për të cilin ka shkruar se këtë dekretim të menjëhershëm e ka bërë që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit