11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Ministria e Punës tregon pse nuk janë ekzekutuar të gjitha pensionet

Rekomandime

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale këto ditë ka nisur ekzekutimin e pensioneve, mirëpo jo të gjithë kanë arritur t’i marrin këto mjete.

- Advertisement -

MPMS-ja kanë thënë se problemi është te Thesari i Shtetit.

Në një përgjigje nga kjo ministri kanë treguar se është bërë një gabim teknik nga Thesari i Shtetit dhe se për këtë arsye një pjese nuk iu kanë dalë pensionet.

“Është bërë një lëshim teknik nga Thesari i Shtetit dhe për këtë arsye një pjese nuk iu janë ekzekutuar pensionet.

- Advertisement -

Është duke u punuar që ky gabim të rregullohet sa më shpejtë dhe të ekzekutohen mjetet për pjesën e mbetur”, kanë thënë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për Telegrafin.Ndryshe, Qeveria e Kosovës së fundmi ka ndarë 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës pensionale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit